TIRANË

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ushtarakes së Forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj.

Ai gjithashtu thekson faktin se efektivja Hasanaj dha jetën në krye të detyrës në mbrojtje të jetës së fëmijëve lotonezë, ndërsa shton emri i saj do të kujtohet gjithmonë si dëshmore e paqes.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të ushtarakes Zarife Hasanaj, pjestare e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila  humbi jetën në krye të detyrës, si pjesë e grupit xhenier të misionit të NATO-s për demontimin e minave në Letoni.

Zarife Hasanaj ra në krye të detyrës, si një dëshmore për paqen dhe mbrojtjen e jetëve të fëmijëve dhe qytetarëve letonezë.

U uroj shërim të shpejtë Majorit Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj, të cilët u plagosën gjatë këtij misioni. Shqipëria është krenare për bijtë e saj që kontribojnë në misioniet e NATO-s, në mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe jetëve njerëzore anembanë globit”-thuhete  në mesazh.

(n.m/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: