Pas kandidatëve të Bindjes Demokratike për Bashkinë e Kavajës e Lezhës, edhe ai i Kamzës ka ndjekur të njejtën rrugë.
Përmes nje letre drejtuar Komisionit Qendror Zgjedhor, Ylber Gjata paraqiti kërkesën për dorëheqje nga kandidimi i tij si kryetar i bashkisë së Kamzës, nën siglën e BD, për zgjedhjet vendore.
Në letrën e tij sqarohet se ishin shkaqet shëndetësore dhe konsultat mjekësore që do të duhet të bënte jashtë shtetit ato që e pamundësonin vijimin e garës.
Më poshtë keni të plotë kërkesën e Ylber Gjatës drejtuar KQZ, e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Klajdo Bodlli.
(m.a/BalkanWeb)