ITALI
Një shqiptar me banim në Reggio Emilia u arrestua, pasi u kap me 26 gramë kokainë. Karabinierët panë se i riu bënte lëvizje të dyshimta teksa ecte nëpër qytet dhe kryen një kontroll.
Ata i gjetën 26-vjeçarit 450 euro të gatshme, si dhe çelësa e celularë. Kur u pyet sesi i kishte blerë ato, shqiptari nuk qe në gjendje të justifikonte sendet që mbante me vete. Për këtë arsye, policët italianë zhvilluan një kontroll në banesën ku ai jetonte përkohësisht.
Gjatë bastisjes së banesës së tij, karabinierët gjetën 26 gramë kokainë, të fshehur në sirtar të tavolinës të dhomës së gjumit. Pas kësaj, shqiptari u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.
(d.xh/Balkanweb)