Ulliam Kordeiro nuk është më lojtar i Kukësit! Anësori brazilian, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit në radhët e skuadrës verilindore, nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me nënkampionët për të nisur një aventurë të re, kësaj radhe me Partizanin, kampionët e rinj të superligës.
Kukësi ka njoftuar pak çaste më parë “divorcin” me anësorin të aftë të mbulojë të dyja fashat e lojës, ndërsa një ditë më parë është përfolur se braziliani ka nënshkruar me Partizanin një kontratë dy-vjeçare me 4 mijë euro në muaj, kontratë e cila do të zyrtarizohet në ditët në vijim.
“F.K. Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Ëilliam Cordeiro. Mbrojtësi, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së verës, arriti të shënonte 5 gola në 41 ndeshje zyrtare në të gjitha kompeticionet. Klubi falenderon brazilianin për kontributin e dhënë në skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë!” shkruan klubi verilindor në komunikatë.
(Balkanweb)