Orges Shehi nuk është më trajner i Skënderbeut. Ish-portieri dhe kapiteni i bardhekuqve, e ka mbyllur aventurën e tij si teknik i korçarëve një vit pas emërimit të tij. Durrsaku ka pritur më kot përgjigjen e presidentit Takaj, por ky i fundit duket se ka menduar të ndryshojë kurs sa i takon çështjes së stolit.
“Mbyllëm një sezon të vështirë tranzicioni. Personalisht dhe pas konsultimeve me familjen ishte viti i fundit në Korçë. Kam fituar çdo gjë aty dhe kam dhënë gjithçka aty, falenderoj të gjithë që nga punëtori i fushës dhe lojtarët. Do të bëjë një konferencë për të dhënë lamtumirën, se ishin 9 vite në Korçë. Do shkoj të takoj lojtarët. Nuk kam oferta deri tani, pasi jam konsultuar me familjen dhe duhet një ndryshim”, ka thënë Shehi për “Supersport”.
(Balkanweb)