Nga zonja Katerina
Përbërësit
2.5 gota miell, 1 gotë ujë të vakët, 1 zarf maja e thatë, 2 lgj vaj, 1 lç rigon, ½ lç kripë, 2 domate, 2 qepë, 200 gr djathë të bardhë
Borzilok
Përgatitja
Në një enë hedhim ujin e vakët, majanë, vajin dhe kripën. I përziejmë mirë dhe më pas shtojmë miellin në mënyrë graduale. Brumin e përgatitur e vendosim në një enë me pak vaj dhe e lemë të pushojë për 20 minuta.
Grijmë domaten dhe qepët në makinë grirëse. Shtojmë kripë dhe rigon.
Marrim një tavë, e lyejmë me pak vaj dhe hapim brumin e ardhur. Shtojmë salcën e përgatitur. Mbi salcë vendosim thërrime djathi të bardhë dhe gjethe borziloku dhe e vendosim picën në furrë të piqet në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.