Joe Biden ka ndryshuar planet për shkak të mos mbërritjes së presidentit polak Andrzej Duda, avioni i të cilit u detyrua të kthehej në Varshavë për një ulje emergjente dhe tashmë ka mbërritur në kazermën Rzeszóë, ku strehohen trupat e divizionit të 82-të ajrore të SHBA-së të angazhuar në forcimin e krahut lindor të NATO-s.Komandanti i përgjithshëm u shtrëngoi duart disa ushtarëve dhe bisedoi me ta.

Biden do të marrë pjesë më vonë në konferencën e planifikuar për krizën humanitare të Ukrainës me Dudën.
Menjëherë pas zbarkimit në Rzeszoë, një qendër rreth njëqind kilometra larg Varshavës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u ndal për të ngrënë një copë picë me ushtarët e divizionit të 82-të të ajrit me bazë në Poloni.

P

Në takimin privat me ushtarakët, Biden u ul në tavolinë me ta dhe i shërbeu vetes një copë picë pa iu shpëtuar disa fotove. Pamjet e episodit, të përjetësuara nga vetë ushtarët, bënë menjëherë xhiron e internetit.

Biden

“Ajo që është në rrezik nuk është vetëm mbrojtja e Ukrainës, por demokracia në botë”, tha Joe Biden duke folur para trupave amerikane në Poloni, duke kujtuar se “ne jemi në mes të një beteje midis demokracive dhe autokracive”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: