Autoritetet gjermane kanë arrestuar një shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, të cilin e kërkonte Belgjika lidhur me sulmet terroriste në Paris në vitin 2015, transmeton Anadolu.
Prokuroria në Dresden sot njoftoi se 39-vjeçari i dyshuar, identiteti i të cilit nuk u zbulua, u arrestua 7 ditë më parë. Më tej thuhet se ai është i lidhur me sulmet në Paris dhe se kërkohet nga autoritetet belge, për pretendimet se mbështet organizatën terroriste.
Shtetasit të BH-së i është caktuar masa e paraburgimit në qytetin lindor të Gjermanisë, Merseburg.
Në disa sulme në Paris, përgjegjësinë e të cilave e mori organizata terroriste DEASH, më 13 nëntor 2015, humbën jetën 130 persona.