Një ditë më parë, Inspektorëve në Bulqizë iu bë sulm me armë zjarri. Sipas policisë, të shtënat me armë janë shënuar në thellësi të pyllit, në malin e Tërnovës.
Këto janë fotografi të realizuara në vendngjarje, pikërisht në Tërnovë.
Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkanweb” se ka qenë kryeinspektori i Mjedisit që ka telefonuar menjëherë policinë, e cila pas hetimeve nuk ka konstatuar prova apo persona të dyshuar. Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona, për t’i pyetur mbi ngjarjen.
Rreth orës 19.50, datë 07.07.2019, shtetasi A.Xh. (Kryeinspektor i Mjedisit), ka telefonuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë, se në thellësi të pyllit në malin e Tërnovës, në një distancë të largët kishte dëgjuar të shtëna armë zjarri.
Menjëherë në vend shkuan forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Bulqizë. Policia nuk konstatoi prova apo persona te dyshuar, por ka shoqëruar disa persona që mund të kene dijeni për rrathanat e kallezimit.
(d.xh/Balkanweb)