“Mirëserdhët në historinë tonë, të bërë me pasion dhe me fitore të mëdha. Ylli i dytë dhe Milano zikaltër”. Me këto fjalë e nis letrën e tij të hapur Simone Inzaghi për Corriere della Sera:

“Këtë vit kemi arritur një objektiv të jashtëzakonshëm, që na lejon të futemi në histori. Rruga drejt këtij triumfi ka qenë shumë e bukur, ylli i dytë në fanellë përfaqëson një sforco të madhe, sakrificë dhe talentin e të gjithë atyre që formojnë familjen tonë të madhe. Ashtu se Interi i madh i Herrera-s, që vendosi yllin e parë në fanellë vite më parë, edhe ne sot kemi shkruar një kapitull shumë të rëndësishëm të historisë së këtij klubi”, lexohet ndër të tjera në letrën e hapur të Simone Inzaghi-t, ku sigurisht nuk harroi të falënderonte edhe presidentin Zhang.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: