Mes entuziazmit të tifozëve dhe misionit për t’u kthyer sërish në majat e futbollit italian dhe atij europian, Milani ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Marco Giampaolo mori drejtimin e skuadrës kuqezi për herë të parë në fushën e lojës, teksa që në ditën e debutimit të tij ka marrë shumë lajme të rëndësishme. Si fillim, mbështetjen e tifozëve kuqezi, që të shumtë në qëndrën stërvitore në Milanello i kanë treguar teknikut të gjithë mbështetjen dhe optimizmin e tyre.

Acm Giampaolo Milanello
Acm Giampaolo Milanello

Po ashtu, Giampaolo mund të jetë i qetë sa I përket portës. Gianluigi Donnarumma nuk do të largohet nga skuadra, pavarësisht ofertës së rëndësishme të Paris SG. Klubi francez ishte gati të shpenzonte 50 milion euro për kartonin e tij, por “gardiani” milanist ka treguar të gjithë besnikërinë e tij në një intervistë dhënë për “Milan Channel”. “Jam bërë një burrë vetëm falë Milanit. Nuk dëgjoj se çfarë thuhet në merkato. Unë jam këtu për të ndihmuar skuadrën që të kthehemi sa më shpejt në Champions”, ishin fjalët e portierit.

Fc Torino V Ac Milan Serie A
Fc Torino V Ac Milan Serie A

Një fitore e madhe për Milanin, që tani duhet të fokusohet te përforcimet e kërkuara nga trajneri i ri. Maldini dhe Boban janë njohur me profilin e lojtarëve që kërkon Giampaolo, teksa kanë premtuar blerje të rëndësishme në prag të sezonit të ardhshëm.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: