Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen është regjistruar të dielën në mëngjes në Krasnodar, në jug të vendit. Sipas Shërbimit Rajonal të Punëve të Brendshme, ngjarja ndodhi rreth orës 06:43 në kryqëzimin e rrugëve Gogol dhe Bratyev Drozdovich. Një 23-vjeçar që po udhëtonte me motoçikletë nga Rruga Lenin nuk i ka dhënë përparësi një automjeti tip Renault që po lëvizte nga drejtimi i Sheshit Privokzalnaya.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motoçikletës, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje para mbërritjes së shërbimeve të emergjencës. Pasagjeri që ndodhej në motoçikletë është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor për lëndime të rënda.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.
🚨 A 23-year-old motorcyclist crashed into a Renault at full speed at an intersection, the impact was so strong that he was thrown into the air
The rider died at the scene. His passenger survived but was taken to intensive care with serious injuries.
The accident occurred in… pic.twitter.com/LYBtPS5cmf
— NEXTA (@nexta_tv) April 28, 2026
