KOSOVË
Një serb është arrestuar ditën e sotme në Leshak të Mitrovicës së Veriut. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje shtesë.
Mediat kosovare raportojnë se shtetasi serb dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura të komunitetit serb.
Prokuroria menjëherë është vënë në lëvizje, ndërsa ka nisur puna për të hetuar rastin në fjalë.
(BalkanWeb)