Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale disa dokumente, përmes të cilave ai thotë se Taulant Tusha, ish-drejtor në bashkinë e Tiranës ka një hotel në Potam të Himarës.

Sipas tij ky hotel është në emrin të të vëllait të Taulant Tushës, ndërsa e ka cilësuar këtë si një krim në vazhdën e “vjedhjeve të pafundme”.

‘Hajnat nuk ngopen kurrë! Taulant Tusha me hotel në Potam të Himarës në emër të vëllait! Shikoni foton dhe lexoni dokumentat. Vjedhje të pafundme. Krimet që fsheh Skrapi i partisë!’, shkroi Berisha në Facebook.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb