Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili iu bëri thirrje Edi Ramës dhe Lulzim Bashës të angazhoheshin për zgjedhjet e 13 tetorit, duke i paralajmëruar se 19 tetori do të jetë shumë vonë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Vasili shkruan me ironi se Presidenti po flet kot, pasi sipas tij, qeveria e ka mbaruar me sukses të plotë integrimin evropian që më 27 qershor 2018, madje ka marrë edhe datën, sigurisht imagjinare.
Duke publikuar një video me fjalën e Ramës në vitin 2018, kur thotë se Shqipëria ka marrë datën për hapjen e negociatave, Vasili shkruan se kryeministri iu ka ndarë edhe dekorata ambasadorëve për këtë sukses të paparë.
“Druaj se presidenti po flet kot !!(VIDEO). Perse eshte kaq i preokupuar Presidenti se do ngelet serish ne vjeshte qeveria dhe ne 19 tetor per integrimin europian? Nuk e di Presidenti se Qeveria e ka mbaruar me sukses te plote integrimin europian qe ne 27 qershor 2018 bile ka marre dhe daten,sigurisht imagjinare.
Edi Rama u ka ndare edhe dekorata ambasadoreve per kete sukses te papare. Ndaj i nderuar President veri ne pune keshilltaret e tu. Me qe ata nuk te informojne, po jua tregoj une edhe me VIDEO kete sukses,qe kryeministri e ka arritur me kohe….dhe qe ju nuk e keni marre vesh akoma”, shkruan Vasili.
(BalkanWeb)