Me pamje nga deti, qetësi absolute, me një sipërfaqe rreth 300 metra katrore, me tarracë dhe kopshte dhe shtatë suita të arreduara nga Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana.
Vila elegante e dyshes së stilistëve është në shitje në ishullin Stromboli, në brigjet e Siçilisë.
Agjencia e pasurive të patundshme ”Lionard Luxury Real Estate” ka marrë email-e dhe telefonata pa fund për më shumë informacione.
Çmimi?
Mbetet mister, pasi agjencia do t’ua komunikojë vetëm klientëve të mundshëm.
Shtëpia e famshme e modës Dolce&Gabbana ka qenë epiqendër e polemikave këto muajt e fundit për shkak të një bojkoti të produkteve të saj në Kinë, shtet që zakonisht regjistron një të tretën e xhiros së tyre vjetore.