Einxhel Shkira, e cila është mikeshë shumë e ngushtë me Argjira Spancën ka qene e ftuar në “Cherry on Top”

Argjira dhe Graciano janë diskutuar për një krisje në marrëdhënien e tyre dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë balerini gjatë bisedave në BBV.

E pyetur rreth raportit të tyre, si një mikeshë e ngushtë e çiftit, Einxhel u mundua të tregohej e rezervuar me deklaratat e saj.

Einxhel tha se Argjira shkon shpesh në Prishtinë për ta takuar, ndërsa Bora e pyeti: “Vjen se je ti? Apo se s’ka çfarë bën në Tiranë”.

Einxhel theksoi se Gjira se ka 1 vit që shkon më shpesh në Prishtinë, që kur ajo është shpërngulur për të jetuar atje.

“Gjira ka 1 vit që vjen dhe sa herë ka ardhur, nuk ka ardhur vetëm”, tha Einxhel duke theksuar se me të ka qenë edhe Graciano.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb