Nga Zonja Katerina
Përbërësit
200 gr pana pastiçerie, 200 gr fruta të ngrira pylli, 1-2 bustinë vanilje, 10 mafishe, 100 gr bajame feta
Për servirje:
Salcë frutash “Neranxi”
Përgatitja
Fillimisht kthejmë panën e pastiçerisë në marengë, ndërsa frutat e pyllit në pure dhe i vendosim në frigorifer të qëndrojnë të ngrira.
Në një formë torte vendosim një shtresë të marengës, shtojmë copëza nga frutat e pyllit të ngrira kokërr dhe pure dhe më pas vendosim mafishet. Sërish shtojmë marengë, fruta, bajame feta dhe salcën kremoze për dekor. Pare se të konsumohet duhet të vendoset në frigorifer.