KINE
44 persona kanë mbetur të plagosur nga një dallgë ‘cunami’ në një park ujor në veri-lindje të Kinës.
Incidenti ka ndodhur në parkun Yulond Shuiyun, në qytetin kinez të Longjing, pranë kufirit me Korenë e Veriut.
Sipas asaj që raportojnë mediat lokale aksidenti është shkaktuar nga një ndërprerje e energjisë elektrike që ka dëmtuar aparaturat elektronike në sallën e kontrollit të pishinës së madhe, që simulon dallgë të ngjashme me ato të një cunami.
Dallga, si pasojë ka rezultuar më e madhe seç parashikohej (të paktën 3 metra) dhe ka marrë përpara plazhistët në ujë.