FIER
Një zjarr ka përfshirë pjesën kodrinore të zonës se Vreshtasit në Cakran të Fierit. Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi raporton se flakët kanë djegur një sipërfaqe me ullinj, shkurre edhe ferra. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa flakët janë vënë në kontroll të plotë.
Nga të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë rrezik në banesa, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e shkaqeve.