*I plagosur nje kalimtar i rastit, 17 vjec
*2 kushërinjtë bashkëpunonin në Itali në një rrjet prostitucioni
*Arrestohet njëri nga autorët Enrik Mamli
*Shoqerohen disa persona
MAMURRAS-Një përplasje me armë sot paradite në qytetin e Mamurrasit ka shkaktuar vdekjen e nje personi, e plagosjen e 4 te tjereve. Forca të shumta policia rrethuan vendngjarjen nga ku konfirmohet se protagoniste kane qene dy te rinj te fisit Mamli qe u sherrosen per nje konflikt te hershem mbi rrjetin e prostitucionit ne Itali. Në pranga janë shoqëruar disa persona, kurse te plagosurit jane derguar ne spitalin rajonal e me pas ne Tirane.
Në spitalin e Traumës në Tiranë ka mbërritur i pajetë Naim Tafaj, kurse të plagosur janë shtetasi Altin Coku 37 vjec, Besim Ghetani, 17 vjec, (kalimtar i rastit) Idriz Tafa 59 vjec, Arjan Tafa dhe Dorian Mamli, 31 vjec. Në gjendje kritike për jetën paraqitet Altin Coku.
Policia zbardh ngjarjen
Me datë 23.09.2015 rreth orës 11:30 në qytetin e Mamurrasit rrethi Kurbin, ka ndodhur një konflikt mes shtetasve Enrik Mamli dhe Dorian Mamli, të cilët janë kushërinj mes tyre, ku shkaku i konfliktit mes dy kushërinjve ishte shoqërimi i Dorianit me shtetasin Naim Tafa. Enriku i kishte kërkuar kushëririt të vet, që të mos shoqërohej me shtetasin Naim Tafa dhe të afërmit e tij, pasi me këta persona ka pasur konflikt të mëparshëm jashtë shtetit. Por shtetasi Dorian Mamli, nuk i është bindur kushëririt të tij duke i thënë që i ka shokë dhe do shoqërohet me ta. Ky konflikt verbal mes dy kushërinjve ka agravuar në konfrontim fizik.
Me pas shtetasi Dorian Mamli ka lëvizur me makinen tip Audi A4 me targe AA 111 BN në drejtim të banesës së tij dhe është kthyer për tu mjekuar në ambulancën e qytetit Mamurras, ndërsa Enrik Mamli është larguar me automjetin e tij tip Range Rover me targa AA 481 JT në drejtim të banesës së vet.
Gjatë rrugës në hyrje të qytetit Mamurras, pikërisht në hyrje të rrugës për tek Stacioni i Trenit, mjeti tip Benz me targa AA 077 CN, në të cilën ndodheshin shtetasit Naim Tafa, Arjan Tafa (alias Taulant Bedri), Gazmir Elezi (alias Gentjan Tafa) ka përplasur automjetin tip Range Rover me targa AA481JT të drejtuar nga shtetasi Enrik Mamli.
Në këto momente, makinat në fjalë kanë ndaluar dhe personat që gjendeshin në to, nga brenda makinave kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri tjetrit, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Naim Tafa dhe janë plagosur shtetasit Arjan Tafa, Idriz Tafa, Besim Gjetani dhe Altin Coku. Ku këta të fundit kanë qënë jashtë automjeteve. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë.
Në vendin e ngjarjes janën sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 gëzhoja fishekësh të armëve të zjarrit, 11 prej të cilave brenda në makinën e shtetasit Enrik Mamli, e cila është gjetur e braktisur rreth 300 m larg vendit të ngjarjes.
Në vijim të veprimeve të kryera lidhur me këtë ngjarje, është bërë e mundur kapja e njërit prej autorëve të ngjarjes Enrik Mamli si dhe arma e zjarrit e tip automatik mod 56 kal 7.62mm e përdorur prej tij, arme e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu janë marrë e sekuestruar automjetet e përfshira në vendin e ngjarjes, si dhe një sere veprimesh të tjera hetimore.
Në lidhje me këtë ngjarje është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Enrik Dod Mamli, i datëlindjes 11.05.1987 lindur dhe banues në Zheje, Njesia Administrative Mamurras, rrethi Kurbin per veprat penale “Vrasje e kryer në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” parashikuar nga nenet 79/dh , e 278/5 i K.Penal. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Viktima Naim Tafa ka qënë i dënuar në Itali për vjedhje, dhe ka dalë nag burgu me datë 08.09.2015 ku është kthyer në Rinas si i depërtuar, me masë 10 vjet, të mos qarkullojë në hapësirën Shengen.)
Konflikti per prostitucionin
Zanafilla e ngjarjes së sotme dyshohet se është një konflikt i nisur mes dy Mamlëve, Erik dhe Dorian Mamli, bashkëpunëtorë në një rrjet të trafikut të prostitucionit në Itali. Konflikti edhe pse i hershëm mes dy djemve nuk është shuar por ka kulmuar deri në përplasjen me armë gjatë ditës së sotme.
Erik dhe Dorian fillimisht janë përplasur me njëri-tjetrin vetëm fizikisht, dhe më pas kanë marrë armët dhe kanë ‘luftuar’ në mes të qytetit.
Panik ne qyteze
Ndërkohë paniku përfshiu qytezën. Shkrehja e armëve tronditi të madh e të vogël. Për t’u shpëtuar plumbave, kalimtarët u fshehën në cdo dyqan e lokal të mundshëm aty pranë. Por fatkeqesisht nje nga plumbat ka kapur nje adoleshent qe po kalonte aty fare rastesisht. Besi Xhetani 17 vjec po kurohet ne Spitalin e Traumes, ne Tirane.
Shoqerohen disa persona
Policia ka shoqeruar nderkohe disa persona te dyshuar si te perfshire ne ngjarjen e rende.
(d.b/ma.ar/BalkanWeb)
