Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, pati një takim të fuqishëm në Mamurras, ku prezantoi programin e PD për një Shqipëri më të fortë dhe më të begatshme. Ai theksoi se Mamurrasi, si dhe shumë zona të tjera, ka vuajtur për më shumë se 12 vjet nga keqqeverisja dhe lënia pas dore.
Gjekmarkaj kërkoi ndryshim dhe nënvizoi se, me fitoren e PD, Shqipëria do të përjetojë një ndryshim të vërtetë. Ai premtoi një sërë masash që do të ndihmojnë çdo shqiptar dhe do të përmirësojnë jetën e qytetarëve:
Rrogë minimale prej 500€
Pensione minimale mbi 200€
Investime prej 160 milion € për bujqësinë
Paga më të larta për mësuesit, mjekët dhe pedagogët
Luftë të ashpër kundër krimit dhe korrupsionit, me drejtësi të vërtetë
Gjekmarkaj theksoi se 11 maji është dita e fitores dhe se Shqipëria madhështore po vjen. Ai bëri thirrje për mobilizim të madh për ndryshimin që do të sjellë PD, duke nënvizuar angazhimin për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Mamurrasit dhe të gjithë Shqipërisë.
Postimi i drejtuesit politik të PD për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj:
Mamurrasi, gati për ndryshim ✌️
Në zemrën e qëndresës, prezantuam programin e PD, programin që ndihmon çdo shqiptar.
Pas 12 vitesh keqqeverisje, lënie pas dore, Mamurrasi meriton më shumë dhe ne do t’i japim të gjithë vëmendjen e merituar.
– Jo më varfëri dhe papunësi!
– Jo më braktisje dhe korrupsion!
PD sjell shpresë dhe zhvillim:
✅ Rroga minimale 500€
✅ Pensione mbi 200€
✅ 160 milion € për bujqësinë
✅ Paga të larta për mësuesit, mjekët dhe pedagogët
✅ Shqipëri pa krim, pa korrupsion, me drejtësi të vërtetë!
11 Maji është dita e fitores!
Shqipëria Madhështore po vjen ✌️