KORÇË
Dy ngjarje, të shënuara brenda një ore, kanë shkaktuar frikë në qytetin e Vlorës dhe atë të Korçës. Në qytetin bregdetar, një ish-mësues fiskulutre u qëllua me armë teksa kishte dalë në ballkonin e shtëpisë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu “BalkanWeb” ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e Korçës, ku disa persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt një shtëpi, e cila rezulton në pronësi të një personi me të shkuar problematike në fushën e narkotikëve. Dyshohet se shkak për ngjarjen janë bërë pazaret e prishura në fushën e narkotikëve.
Shtëpia, e cila ishte shënjestra e autorëve, është në pronësi të shtetasit, Juxhin Kulla. Ky i fundit rezulton me precedent penal, një emër ky jo i panjohur edhe për Policinë e Shtetit. Burimet policore i thanë “BalkanWeb” se në momentin e ngjarjen, Kulla ka qenë në oborrin e banesës së tij, ndërsa të shtënat dyshohet se kanë qenë thjesht një paralajmërim për të.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.08.2019, rreth orës 21:15, në lagjen nr.3, në afërsi të Depos së Ujit, është qëlluar me armë zjarri, dyshohet në drejtim të një banese, pa shkaktuar dëme në njerëz. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.