Tashmë është përfundimtare. Ivan Rakitic qëndron te Barcelona. Kroati, zëvendësuesi në tre ndeshjet e para të La Ligës, nuk ka udhëtuar me ekipin e tij për të zgjidhur të ardhmen, siç njoftohet nga trajneri i Kroacisë. Por Rakitic nuk lëviz dhe do të vazhdojë te Barça, siç ka qenë gjithmonë dëshira dhe qëllimi i tij.
Rakitic ka qenë i lidhur me PSG në kuadër të operacionit Neymar dhe gjithashtu ditët e fundit Juventus është përpjekur të nënshkruajë me kroatin.
Por Barça tashmë e di që Rakitic nuk lëviz. “Është përfundimtare, njëqind përqind”, konfirmojnë burime brenda klubit katalanas për MD.
BalkanWeb