Vetëm dy ditë pasi pësoi dëme të mëdha nga tërmeti me magnitudë 5.8, Fakulteti i Gjeologji-Minierës është përmbytur nga rrebeshet e shiut dhe stuhitë e mbrëmjes së kaluar.

“BalkanWeb” sjell më poshtë video, që tregon përmbytjet brenda Fakultetit, i cili ka dalë jashtë funksionit. Siç shihet në video, uji ka depërtuar brenda fakultetit, duke shkaktuar përmbytje dhe shkatërruar korridoret e klasat.

Gjithashtu, nga përmbytjet janë shkatërruar edhe laboratorët, duke bërë që ky fakultet të mos presë më studentët në tetor. Kujtojmë që tërmeti i fuqishëm i të shtunës dëmtuan rëndë muret e fakultetit, ku gurë e blloqe betoni mbushën oborrin e fakultetit.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb