TIRANE-Dash Shehi është shprehur i zhgënjyer nga ajo qe e ka quajtur loja e Berishës dhe Partisë Demokratike për hetimin e aferës me CEZ-in. Ai thotë se PD luajti një teatër të pastër, pasi gati gjysma e saj votoi kundër hetimit.
“Unë jam një prej deputetëve të Kuvendit që kemi firmosur të bëhet një hetim për këtë çështje.
Mirëpo ajo vota atje nuk më pëlqeu, se ajo u bë pak si teatër dhe besoj se e kanë kuptuar të gjithë këtë.
Nuk ka nevojë t’ia shpjegojmë më njeriu këtë çështje, pasi ishte teatër i pastër. Një parti që ishte direkt e interesuar për këtë hetim, siç ishte PDja, gjysmat e votave i dha kundër, gjysmat pro.
Dhe këtu mbaron ky diskutim, pasi nuk ka më nevojë për analizë”, ka thënë Shehi për gazetën Shqip.
(d.b/BalkanWeb)