Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Korçë-Dishnicë. Nga të dhënat e para mësohet se një person ka mbetur i plagosur.
Gazetarja Lorena Kodra deklaron për ‘BalkanWeb’ se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.
(BalkanWeb)