Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se ka ndaluar 3 diplomatë amerikanë në përpjekje për të hyrë në një zonë në veri të Rusisë ku ka ndodhur një shpërthim që po mbahet sekret në zonën e marinës detare, i cili shkaktoi një nivel radioaktiviteti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova sot deklaroi se amerikanët, të cilët u prezantuan si diplomatë ushtarakë, nuk u mbajtën në paraburgim pasi u ndaluan një ditë më parë.

Ajo në një brifing tha se amerikanët kishin marrë leje të udhëtonin për në qytetin Arkhangelsk, por përkundër kësaj ata shkuan në Severodvinsk, 30 kilometra në perendim, kur ata hipën në një tren lokal të qytetit bregdetar pranë zonës së marinës detare. Policia i informoi ata “se janë në vizitë të kufizuar”, tha ajo.

Dy ushtarakë dhe 5 inxhinierë bërthamorë u raportuan të vdekur në shpërthimin e 8 gushtit. //AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb