SERBI- Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka folur sot në telefon me kryeministrin e Greqisë Aleksis Cipras, ku thuhet se i ka kërkuar homologut të tij grek të mos e votojnë Kosovën për anëtarësimin e saj në UNESCO.

Zyra për media e Vuçiqit njofton se dy kryeministrat kanë biseduar sot përmes telefonit.

“Përfaqësuesit e dy qeverive kanë diskutuar për të gjitha çështjet rajonale, sidomos për Kosovën. Kryeministri Vuçiq e ka lutur kryeministrin Tsipras që Greqia të mos votojë për pranimin e Kosovës në UNESCO”.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ndërsa dhjetëra shtete kanë shprehur tashmë përkrahjen për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s.

Vendimi përfundimtar pritet gjatë këtij muaji.

Dy kryeministrat mësohet ndërkaq të kenë shkëmbyer mendime mbi krizën emigrantëve, duke rënë dakord se është e nevojshme të koordinohen politikat për këtë çështje. Tema e diskutimit ishte promovimi i bashkëpunimit ekonomik.

Krerët e dy qeverive diskutua mbi të gjitha çështjet rajonale, veçanërisht Kosovës. Në këtë bisedë telefonike Vuçiç dhe Cipras u pajtuan se miqësia mes Serbisë dhe Greqisë, do të jetë bazë për marrëdhëniet e ardhshme ekonomike dhe politike mes dy vendeve.

Vuçiç ka ftuar homologun grek të vizitojë Beogradin, ku u ra dakord që vizita realizohet brenda ne muajin shkurt.

(el.sp/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: