LUSHNJE
Policia e Lushnjës ka arrestuar dy vëllezër binjakë të shpallur në kërkim për Plagosje të lehtë me dashje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, kapën shtetasit e shpallur në kërkim XH.P. dhe E.P., 18-vjeçarë, banues në Lushnje.
Dy vëllezërit binjakë ishin shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim.
Dy vëllezërit ju dorëzuan shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale.
(BalkanWeb)