SHBA

Që prej ndarjes nga Angelina Jolie, në mediat rozë ka pasur aludime për të dashura të ndryshme për Brad Pitt. Ka pasur mjaft thashetheme dhe janë përfolur mjaft emra nga Kate Hudson, Sienna Miller, Charlize Theron, dhe deri te Neri Oxman apo Sat Hari Khalsa, por nuk është zbuluar asgjë konkrete.

Së fundmi listës së të dashurave të aktorit të njohur i shtohet edhe Alia Shawkat. Të dy janë parë së bashku shumë herë së fundmi, kështu që sigurisht thashethemet sa vijnë dhe shtohen. Aludimet nisën pasi 55-vjeçari dhe 30 vjeçarja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Gjatë fundjavës, ShaWkat dhe aktori i njohur u panë duke marrë pjesë në Galerinë wilding, dhe gjithashtu në shfaqjen e komedianit Mike Birbiglia në Los Angeles, në tetor. Ndërsa në muajin shtator ata u panë duke u larguar të dy me të njëjtën makinë. Ata kanë një diferencë të madhe në moshë plot 25 vjet por kur bëhet fjalë për dashurinë asgjë tjeter nuk ka rëndësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: