Shtëpia e lindjes së Adolf Hitleri, në Braunau, Austri, do të bëhet një stacion policie. Vendimi është marrë pas shumë vitesh probleme ligjore me pronarin, për destinacionin e godinës. Lajmi është komunikuar nga ministri i brendshëm austriak, Wolfgang Peschorn.
Ky është një ‘sinjal i pagabueshëm’ që ndërtesa nuk do të jetë më një kujtim i nazizmit’, ka pranuar Peschorn.
Shtëpia u shpronësua në 2016. Ditët e para të jetës Hitleri i kaloi në këtë banesë të shekullit të 17-të.