Makaronat, piperi djegës, çokollata e zezë dhe kafeja janë nga dietat më miqësore për zemrën, ishte konstatimi në kongresin mjekësor me temë ”Platform of laboratories for advanced in cardiac experience”, i cili u zhvillua në Romë, ku morën pjesë 4 000 kardiologë nga e gjithë bota.
“Ushqimet, nëse zgjidhen dhe gatuhen me kujdes në mënyrën e duhur, janë ilaçet e vërteta të së ardhmes, veçanërisht për zemrën”, shpjegon Leonardo Calò, drejtor i Njësisë së Kardiologjisë së Spitalit të Përgjithshëm ”Casilino” dhe president i kongresit.
Përdorimi i erëzave dhe aromave si rigoni, qepa e kuqe, speci, xhenxhefili, borziloku dhe majdanozi kanë një efekt shumë të fuqishëm në jetëgjatësi.
Miqtë e zemrës janë gjithashtu ushqimet dhe pijet e kuqe.
Kardiologët promovojnë verën e kuqe, fruta të purpurta-të kuqe, domate dhe, nëse gatuhen mirë, ndërveprojnë pozitivisht për të luftuar kancerin.
Në kongres u bë thirrje për kufizimin sa më shumë të sheqerit.