TIRANE- Deputeti i PKD-së, Mark Frroku, i cili gjendet në burg për llogari të drejtësisë belge nën akuzën për vrasje, do të ‘rikthehet’ në Kuvend ditën e martë pas më shumë se gjashtë muajsh mungesë.
Ditën e martë, më 20 tetor, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, ku do të diskutohet mbi heqjen e mandatit të Mark Frrokut.
Ai është njoftuar përmes një shkrese nga Kuvendi për të marrë pjesë në këtë mbledhje. Frroku mund të marrë pjesë, ose mund të dërgojë përfaqësuesit e tij në mbledhjen e 20 tetorit, shkruan “Panorama”.
Mbledhja vjen pak ditë pasi opozita akuzoi mazhorancën se po e mbronte mandatin e Mark Frrokut. PDja argumentonte se atij i ishte djegur mandati, pasi ka mbi gjashtë muaj që mungon në Parlament, për shkak se është nën arrest me burg.
(el.sp/BalkanWeb)