DURRES

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Detyrim paraqitje” për 8 të arrestuarit në konfliktin e ndodhur të dielën në “Kepin e Rodonit” në Durrës, përfshirë dhe ish-deputetin Mark Frroku.

Arrest me burg në mungesë u dha vetëm për shtetasin Besnik Toma, kushëririn e ish-deputetit Frroku, i cili dyshohet se është personi që qëlloi në ajër me armë zjarri. Prokurori Gezim Veizi kërkoi që të konsiderohej i ligjshëm arrestimi dhe kërkoi si masë sigurie detyrim paraqitje per shtetasit Bajram Kaculi, Erion Reka, orion Reka, Ylli Reka (banore te zones), si dhe për Mark Frrokun, Antonio Lazari, Martin Lazari dhe Pal Doda (përfaqësues të kompanisë së pajtuar nga Kisha Franceskane për kryerjen e rrethimit të parcelës së tokës. Prokurori kërkoi arrest me burg per shtetasin Besnik Toma i cili dyshohet se ka qëlluar me pistoletë. Kerkese qe u pranua edhe nga gjygjtarja Entela Shedula.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: