Shkatërrimi i objekteve që la pas tërmeti i 26 nëntorit, vuri një theks të rëndësishëm në krijimin e në kulture sigurimi të pronës, jetës dhe çdo gjëje në mënyrë që kompanitë e sigurimit t’u përgjigje qytetarëve për përballimin e dëmtimeve. Ekspertët e ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, thanë se është jetike krijimi i një kulture sigurimi për pronën dhe jetën në mënyrë që dhe qytetarët të kuptojnë se kjo që po paguajnë nuk është një taksë por një shërbim ndaj vetes. Ekspertët thanë kjo me këtë taksë minimale prej 60 euro në vit, nëse kthehet në të detyrueshme arrihet të mbulohet një pjesë e madhe e dëmeve të katastrofave natyrore.

“Banorët janë bindur që kompanitë e sigurimit i kanë të gjitha kapacitete sot që të përballojnë pasojat e këtyre katastrofave, falë risigurimit. Ky sigurim që kërkohet është minimal dhe me këtë sigurim minimal prej 60 eurosh në vit do të mund të mbulojë një pjesë të madhe të dëmit. Kjo nuk duhet të cilësohet si taksë, por një shërbim që i jepet klientit si dritat apo uji që sjell qeveria. Ky është detyrim që e kthen në shërbim, që nesër në raste fatkeqësish i sillet klientit në favor të tij”, tha presidenti i Eurosig Kadri Morina.

“Shteti duhet të vendos dhe detyrimin e sigurimit edhe sipas zonave, aty ku rrezikohen më shumë përmbytje të fokusohen në atë drejtim dhe në zonat më sizmike fokusi më i madh të jetë aty. Është e domosdoshme të merren masa, pasi dëmet e ndodhura në shumë biznese janë të mëdha. Nga tërmeti veç banesave, kemi dhe shumë biznese që kanë shumë të punësuar që janë të dëmtuara nga tërmeti. Duhet të jemi të vëmendshëm edhe ndaj këtyre. Dëmi më i madh nuk janë muret e rrëzuara, por mosprodhimi”, tha Mateo Spaho.

“Këtu nuk flitet vetëm për banorë por dhe institucione, pra flihet për një kulturë sigurimi që do të ketë të përfshira të gjitha banesa, biznese, shkolla e institucione” tha Malaj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb