Një debat është shënuar në emisionin “Real Story”, mes Ervin Kullurit dhe dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Bledi Sulaj.

Ky i fundit tha se ka pasur njerëz në PD të akuzuar për korrupsion, e këtu përmendi një ministër në dikasterin e të cilit ka qenë i punësuar Kulluri.

Nga ana tjetër, Kulluri tha se këto deklarata janë të nxituara dhe nëse ka fakte, t’i drejtohet prokurorisë.

Debati:

Ervin Kulluri: Ky nivel je ti që ofendon njerëzit. Ke kryetar një meme. Ai është meme

Bledi Sulaj: Ti e dallon se kush është frikacak e trim. Si e kuptove që janë shumicë?

Ervin Kulluri: E kam verifikuar, kam parë emra.

Bledi Sulaj: Ato i verifikon PD. Disa s’kanë lënë gjë pa vendosur në fund të shqiptarëve. Ti ke qenë
funksionar, ai ministër s’ka qenë i akuzuar për korrupsion? Po, ai ku ti ke qenë Sekretar i Përgjithshëm. 4 vite nuk është thënë asnjë fjalë. Si ndahet shumica dhe pakica?

Ervin Kulluri:
Gjuha që përdoret në PD prej 8 vitesh nga ministri Basha për kolegët e vet është turp. Ky zotëria ka 8 vite që mëson të vetët të flasin me gjuhën e Ruçit, Ballës. Mori gjysmën e UET e futi në kryesi e ne që kemi punuar na hoqi. Nëse ke denoncim ndaj zotit Imami shko në Prokurori.

Bledi Sulaj: Të përmenda fakte

Ervin Kulluri: Kjo që bëni ju është e nxituar, e papjekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb