VLORË
Policia e Vlorës vijon të godasë pa mëshirë rastet e paligjshmërisë. Një 22-vjeçar, i cili shpërndante droga të forta të llojit kokainë është vënë në pranga, ndërsa iu sekuestruan disa doza të vogla, që po përgatitej për t’i shpërndarë tek klientët e tij. Strukturat hetimore kanë nisur punër për zbardhjen e veprimtarisë së të riut.
Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i drogave të forta. Sekuestrohen 3 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Policia arreston në flagrancë poseduesin. Në vijim të punës intensive për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve, specialistët përkatës me anë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit G.T., 22 vjeç, banues në Vlorë. Nga kontrolli personal, 22-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup 3 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.