TIRANË

Deputeti Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit theksoi se para se të frenohen gazetarët dhe mediat përmes paketës “anti-shpifje”, duhet që më parë vetë parlamentarët të dinë të mbajnë “gojën e tyre” në seancën plenare. Sipas Murrizit fjalët më denigruese në tre dekada e kanë origjinën brenda Kuvendit.

“Duke parë  kryeministrin që na tha se i është kthyer librave të shenjtë, la amanet edhe mushkat, do t’i kthehem me fjalët e aktorit Agim Qirjako tek filmi ‘Udha e Shkronjave’, fjalët e dhespotit që i tha: Shyqyr që iu ktheve rrugës së Zotit o i uruari i perëndisë! Shenjat i ka dhënë se shkon në familjet e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti me një ferexhe tip qyrku. Nuk e di kë ka kopjuar, mbase Dalai Lamen, megjithatë ky është përmirësim i dukshëm

Unë kam qenë  viktimë  e këtyre portaleve prej shumë kohësh. Një portal me 3 gazetarë, duhen minimumi 5 mijë euro në muaj. Portalet dhe mediat nuk janë të pavarura. Sa del  një rrymë e re, del një portal i ri. Pse? Sepse e përdorin për të mbrojtur veten. Pse nuk bëhet ky ligj si në Gjermani, ky shtet më i fortë në BE, komb vital, ta bëjmë si ata, se ligji limonadë, del limonadë e thartuar. Do të shtohen hamamet nga limonadat. Vini në dispozicion ligjin gjerman, ligjin e  sterlinave, mos na bëni ligje shqiptare, boll me kinezërira duke shpikur rrotën ne.

Nëse kanë dalë fjalë denigruese kanë dalë  nga kjo sallë këtu. Nga ata tendera që dalin nga kjo sallë. Boll me kinezërira duke shpikur rrotën. Këtu është thënë “ti hashë atë që s’thuhet”.Portalet janë vrimë e fundit e kavallit. Motori i gjeneratorit është këtu ata marrin frymë nga kjo sallë. Për të frenuar shpifjen ofendimin të frenojmë fjalët në këtë foltore, të frenojnë njëri tjetrin e pastaj tu drejtohemi atyre. ”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: