Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në atë që e ka quajtur Këshill Koordinues të Diasporës.
Meta tha se shqiptarët jetojnë në diasporë duhet të përfshihen në çështje, të cilat shqetësojnë Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës, theksova sot domosdoshmërinë për të bërë çdo përpjekje që shqiptarët kudo ku ndodhen të ndihen të përfshirë në jetën e zhvillimin e vendit, si dhe krenarë për identitetin e tyre shqiptar.
Është detyrim i yni, i përcaktuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për t’i qëndruar sa më pranë diasporës shqiptare të hershme dhe asaj të re.
Falenderoj të gjitha komunitetet e diasporës në mbarë botën për ndihmën dhe për mesazhet e solidaritetit për fatkeqësinë natyrore që goditit vendin tonë më 26 nëntor.??
(d.xh/ Balkanweb)