Pas një kohe të gjatë në armiqësi politike, president i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetar i LVV-së, Albin Kurti, do të takohen për herë të parë. Takimi do të mbahet në ora 13:30 në presidencë.
Një ditë pas konstituimit të Kuvendit, Thaçi e ka thirrur Kurtin në një takim konsultativ.
Gazeta Express ka siguruar letrën që Thaci ia ka nisur Kurtit, ku thuhet se do të ndërmerren hapat për formimin e Qeverisë së Kosovë.