Në fund të tetorit emisioni “Shqiptarët për shqiptaret” dhe “Stop transmetuan rastin e zonjës Lindita Ndoja, me banim në Barbullush, nënë e 5 fëmijëve. Djalin e madh e ka çuar në Francë për azil, për t’u kuruar, pasi e ka të sëmurë. Tokën dhe shtëpinë ia kishte falur dhe ndërtuar kisha.
Për fat të keq shtëpinë e re e gëzuan vetëm 8 muaj, pasi në muajin tetor, gjithçka iu shkrumbua. Lindita mezi ia del të rrisë me sakrifica fëmijët e saj dhe ka mbetur sërish në mes të katër rrugëve.
“Stop” dhe “Shqiptarët për shqiptarët” bënë thirrje për kontribute për një shtëpi për Lindita Ndojën. Elvis Naçi, Sidrit Bejleri së bashku me moderatorin e emisionit “Stop” bënë të mundur inaugurimin e shtëpisë së re për Lindita Ndojën e 5 fëmijët e saj.
(BalkanWeb)