Polumbarët, të ndihmuar dhe nga forcat speciale RENEA, policia dhe zjarrfikësit, kanë nxjerrë pas disa orësh kërkime trupin e pajetë të 40-vjeçarit Venetik Kume, i cili u mbyt në liqenin e Banjës, në Gramsh.

Gazetari Shkëlzen Henkoja sjell në redaksinë e “BalkanWeb” foton e viktimës, i cili ishte baba i dy fëmijëve.

Mendohet se Kume ka qenë duke peshkuar, kur ka rënë në liqen dhe është mbytur. Siç raporton gazetari Henkoja, ai vuante nga sëmundja e epilepsisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb