Një 40-vjeçar është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, në Gramsh. Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për “BalkanWeb” se viktimë ka mbetur shtetasi Venetik Kume, i cil mendohet se kishte dalë për peshkim, dhe që vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Policia njofton se lajmi është marrë përmes një telefonate, që ka vënë menjëherë në lëvizje uniformat blu, shërbimin zjarrfikës dhe forcat speciale RENEA, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit.

Gramsh/ Informacion paraprak

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanē shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb