VLORË
Një banesë është djegur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se banesa që ka marrë flakë ndodhet në lagjen “Partizani”.
Në vend kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e zjarrit. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale.