TROPOJË

Një vrasje ka ndodhur në mesnatë në orën 23:32 në Bajram Curr të Tropojës. Viktima është identifikuar si Guxim Gjyriqi, rreth moshës 47 vjeç.

Biznesmeni është qëlluar me armë para karburantit të tij në rrugën e spitalit, në lagjen ”Partizani”. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Gjyriqi është ekzekutuar me armë zjarri sapo mbylli lokalin i cili ndodhet afër karburantit të tij. Nuk dihen ende autorët e krimit, ndërsa policët e Tropojës, Kukësit si dhe dy grupe të FNSH kanë ‘blinduar’ zonën për të gjetur autorin e kësaj vrasje.


Informacioni paraprak 

Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: