Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se asgjësimi i shit-blerjes dhe kriminalizimit të votës është kryereforma që i duhet vendit.

Vasili shton se kryereforma në vend duhet të jetë çlirimi i zgjedhjeve nga krimi dhe të mos blihet vota.

Postimi i Petrit Vasilit:

Asgjesimi i shitblerjes dhe kriminalizimit te votes kjo po eshte reforma, te tjerat….. Reforma zgjedhore ka vetem nje çeshtje per te zgjidhur.

Ka vetem nje problem qe shkaterron zgjedhjet. Ka vetem pergjigje qe duhet te japë Eshte kriminalizimi dhe shitblerja e votes.

Denimi ekstrem dhe i pameshirshem i ketyre kjo eshte reforma zgjedhore e vertete. Diskutimet e tjera jane vanitete dhe humbje e kote kohe.

Shitblerja dhe kriminalizimi i votes ç’monton dhe ben zero cdo sistem zgjedhor dhe cdo teknologji identifikimi e numerimi te votes qofshin keto edhe me modernet e me te sofistikuarat.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb