Policia e Korçës ka parandaluar vjedhjen e banesës së një emigranti, duke arrestuar shtetasin L. Sh., të dënuar më parë për vjedhje.
Ka qenë telefonata e një qytetari, që ka vënë në lëvizje policinë, e cila ka parandaluar në kohë grabitjen.
Njoftimi i policisë:
Korçë
Telefonata e qytetarit dhe reagimi në kohë i policisë, parandalon vjedhjen e banesës të një emigranti. Kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.
Në numrin 129 të policisë, një qytetar ka njoftuar se në lagjen nr. 4 Korçë, në banesën e shtetasit P. N., (emigrant) një shtetas kishte hyrë për të vjedhur. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar drejt adresës së raportuar, ku kanë konstatuar në ambjentet e brendshme të banesës, shtetasin L. Sh., 35 vjeç, i cili po tentonte të kryente vjedhje.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin L. SH., (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)