KAVAJË
Digjet një fabrikë e prodhimit të dyshekëve në lagjen nr.5 e cila i përket babait të kryetarit të Bashkisë, Redjan Krali.
BalkanWeb mëson se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.
Policia po bën evakuimin e zonës prej zjarrit në fabrikë.
(BalkanWeb)