Sipas “Mirror” dy futbollistë nga Premierliga Angleze do e pranojnë publikisht se janë homoseksualë.
Premierliga sërish ka hapur një debat për “seksualitetin” e futbollistëve. “Mirror” ka informacione të sigurta se dy futbollistë nga Premierliga Angleze do ta pranojnë publikisht se janë homoseksualë.
Madje mendohet se ata janë edhe pjesë e Kombëtares së Anglisë. Futbollistët janë të njohur për gazetën, por që një gjë të tillë pritet ta informojnë vetë ata.
Më parë ka qenë Thomas Hitzlsperger, ai i cili e pranoi që ishte gay dhe në atë periudhë ndezi një debat të madh.
(el.sp/BalkanWeb)